ASNJËHERË
Çdo ditē marr me mend
një gjysēm udhë
Nën dhēmbë
me njē gjysëm zë
tē flas
E plotē jam
por
copash
malluar cungimesh
nē shpirt
Tē vështroj së largu
dyfish
Tek ty
kurrē s’mujta me i mbrrit
ofshamat
ndër buzē të kafshume
ku askush mos tē ma njihte hallin
Me ti diftu gjymtimet e mija
Se dimensionet po luajnë
Largesat nuk maten
me gjysma udhësh
as fjalësh
a sysh që tresin larg
Të kapērdijnē dyfish hapsira
Zemrës s’ka metër
që ia mat mungesën
Shtrëngesat e barkut
i pērpijnë largesat
me dihatje që tē mpakin
Me dēnesa frymēsh
e përlotjesh
ku tē mos shohē askush
Asnjeherë…
V.Kolaveri
UDHËVE TË MISTERSHME
Në shpirtin e një mjelme bredh
Ujrave të paqtohem,
Pas mjegullash,
Ku imazhet zbehen
Në sytë e njē maceje
Shoh mprehtë,
Tek guxoj tē mbrohem,
Supeve vetmitare
Nën kthetrat e një shqiponje,
Mbahem fort,
Të mos rrëzohem,
Majave të idhnimit,
Tokave të zbrazëta
Me zemrën e një luaneshe,
Vrapoj të kafshoj qiejt,
Shpresave të mëdha,
Për t’ia ridalë sërish
Dhe vrapin ,e ndal
Netëve,
Porsi një ulkonjë,
Tek ulem ulëras,
Në brëndësi të vetes
Të vazhdoj e fortë,
Udhëve të mistershme,
Të botës së gjallë.
V.Kolaveri