Të çmendur
Isha dy hapa larg
tē çmëndem
e su çmënda
Janë dy hapa larg
të më çmëndin
të çmëndurit
e nuk më çmëndin
Se çmëndjet
kanë filluar tē çmënden
me mua
Të çmëndur
flijeni mëndjen
nē çmëndurinë tuaj
tē marrē
Se çmëndjet e mija fatlume
janë moskokēçarjet
Hijeve të tyre
si të çmëndur
ju do iu viheni pas
E këndojuni gjer nē vdekje
pangopësisē maniake
të vetvetes
atje
në zullumin e çmëndjes
sē çmëndurisë suaj
të çmendur..
V.Kolaveri.