HIJA E SHPIRTIT
Në udhët e mistershme
Të vetvetes,
Hija e shpirtit tim
Është e gjatë
Ka krahēt e një shpendi
Që herë më duket sterr,
Ku si një korb vërtitet
Të hajë tê gjallë vetveten
E të bërtasë zëçjerrë
Nga brejtja e gjatë e netëve,
Shumfish zbërthyer
Në faktorin më të thjeshtë,
Frymën,
Që peng e lë
Lutjeve hënore
Dhe herë ,
Krahët e një falkoi,
Që rend me hov
Të ngrihet,
Për të mos rënë
Ujrave të thellë,
Dhe krahët mos t’më këputen,
Dhe pse dhimbjen
Duhet ta harrojë
Tē mbërrijë aty ku duhet
Me gjithë fuqinë e plotë,
Ku rrënjëve,
Të mbledh energjinë e mirë,
Drejt udhës së dielltë
Tē faljes
Ku mos tē ndëshkohem më
Me sqepin e një korbi,
Që më pas ngadalë,
Pak nga pak të vdes
Edhe pse jam gjallë.
V.Kolaveri