QIEJ TRISHTIMI
Në qiej të tredhur trishtimi,
Po pres pak shi lumturie ,
Edhe pse gjymtuar ëndrrat
Prej reje gëzimi,
Unë,
Përsëri po pres,
T’i shpëtoj duhmës së nxehtë
Pakënaqësive,
E të freskohem
Shpresash të reja sërish
Ku të kërcej marrosur në të
Pa e vrarë mëndjen,
Cilave dimensione të reja
Do t’u përkas energjish.
V.Kolaveri












