NËSE DO TË MUNDESH
Nëse do të mundesh të imagjinosh përqafimin tonë të paqtë,
Ai do të ndodhte në një qiell të ndritshëm nga gjithherë.
Ku e shndritshmja bëhet e tejshndritshme mes një hapësire qetësisht të kthjelltë.
Aty ku ylber ngjyrash do të mundet të shtegtojë deri lindje dielli, prekur zemrën e flaktë.
Është vërtet i pabesueshëm ky përqafim shpirti!
Të bukurat janë të mahnitshme!
Mrekullia nuk mjafton kur flitet për gjërat e zemrës.
Ti as i ke ëndërruar ngazëllime të tilla, kur të jesh mbuluar në frymë dashurie deri ekstazë,..
Më thuaj!
Nëse do të mundesh pa kujtime të tilla të jetosh!
Brixhilda Dede
















